Lajme

Zyrtari i PDK-së: Donika Schwarz është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj!

06/10/2021 12:47
nga:M K

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka kritikuar qasjen e minitres së jashtme, Donika Gërvallës ndaj UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gjoshi ka thënë se Donika Schwarz është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ajo po e bën këtë në dakordim të plotë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Schwarz, është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ajo po e bën këtë në dakordim të plotë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
Këta tre persona, në kapacitete shterërore, po i shfrytëzojnë mundësitë që i kanë për të penguar drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Schwarz, po pengojnë procesin. Këta tre, nuk janë të paktën as të paanshëm çfarë mund të kërkohet në këtë proces, por kanë marrë qartësisht anë. Kjo treshe po dëmton me vetëdije, në çfarëdo forme, pozicionin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Duke dëmtuar pozitën e tyre, kjo treshe po pozicionohet qartë në anën e Serbisë, e cila me të gjitha kapacitetet shtetërore është ngritur në këmbë për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës nën drejtimin e UÇK-së.

LEXO EDHE:

Flasin nga Vetëvendosje në Prizren: Tregojnë nëse kanë gjetur kandidatin për kryetar komune

/GazetaBlic/