Ngritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, vajit, sheqerti, miellit, por edhe shumë produkteve të tjera ushqimore në Kosovë vazhdon të jetë problem.
Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme në mesin e tyre është edhe zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri.
Muhaxheri përmes një shkrimi në “Facebook” ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosreagim.
“Çmimet e të gjitha artikujve po shkojnë për hava, ndërsa qeveria në gjumë të thellë. Sillet sikur nuk po ndodh asgjë”, ka shkruar Muhaxheri.


