Lajme

Zyrtari i njohur jep dorëheqje nga Kryesia e LDK-së, akuzon kryetarin Abdixhiku

05/24/2023 10:14
nga:Y I

Faton Bislimi ka dhënë dorëheqje nga kryesia e LDK-së.

Dorëheqjen ai e ka bërë publike vet me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka akuzuar kryetarin Abdixhiku se po e tkurr partinë konceptualisht me qasjen e tij.

“Fatkeqësisht, kjo LDK që unë zgjedh dhe e dua – sepse besoj fuqishëm që i shërben vendit e kombit – vetëm sa po tkurret konceptualisht nën çasjen e kreut të tanishëm. Sikur shumë të tjerë, edhe unë personalisht kam qenë shpresëplot në këtë lidership; nuk e mohoj. Jam përpjekur të bëj punën time, kam shpreh shqetësimet në forumet e partisë (qoftë edhe në rastet e rralla që një mundësi e tillë na është dhënë). Moskonsiderata e personalizimi i skajshëm i udhëheqjes së partisë ka vazhduar. Jo më! Jo me mua, të paktën” shkruan Bislimi raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë: