Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe qeverisjen që ai drejton pas vendimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Sipas Gecajt, ky vendim aprovon lëvizje të lirë për të gjithë, pos kosovarëve, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
QEVERIA KURTI II APROVON LËVIZJEN E LIRË PËR TË GJITHË, POS KOSOVARËVE!
Iniciativa e lëvizjes së lirë, të cilën këtë javë e miratoi Qeveria Kurti II, është vërtetë, ashtu siç edhe pretendon Ministri Sveçla, nismë “në kuadër të procesit të Berlinit në të cilat Kosova duhet të jetë palë e barabartë.” Megjithatë, lëvizja e lirë nuk ka kuptim pa disa parakushte të cilat do të duhej t’i përmbushte Serbia. Kjo në fakt ishte iniciuar në kohën e Qeverise Hoti, megjithatë, ne kishim parashtruar disa parakushte në mënyrë që të aprovonim këtë iniciativë (shih më poshtë pjesë nga e-mailin në anglisht dërguar organizatorëve). Pra, ne kishim insistuar se, nëse ne do të pranonim të bëheshim pjesë e asaj marrëveshje, dhe nëse ajo marrëveshje do te kishte ndonjë kuptim real, Serbia do të duhej të plotësonte këto parakushte: njohja e tabelave të veturave kosovare, njohja e lejeve të qarkullimi, njohja e licencave të makinave, heqja e kërkesave për dokumente shtesë të cilat e bëjnë qarkullimin me letërnjoftim të vështirë, siç është për shembull formulari i hyrje-daljeve të cilën e kërkon Serbia për kosovarët, si dhe largimin e cilësdo kërkesë tjetër të cilësdo natyre që vështirëson lëvizjen e lire përgjatë dhe drejt shteteve të Ballkanit Perëndimorë.
Pyetja publike për Ministrin Sveçla është të na sqaroi nëse i ka pranuar Serbia këto parakushte, dhe nëse po, të bëhet publik dokumenti. E nëse jo, Ministri Sveçla dhe Qeveria Kurti II, u kanë mundësuar të gjithë qytetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimorë lëvizje të lirë, pos qytetarëve të Kosovës (në Serbi).
“Therefore, in order to achieve the full goal of this initiative and its practical effect to facilitate cross-border movement and movement of persons, some preconditions are needed which I will emphasize and which we must agree on:
• Mutual recognition of car plates, driver’s licenses and vehicles licenses;
• Removal of any additional documents that make it difficult to move with an ID card; the case of the Entry-Exit form required by the Republic of Serbia for the citizens of Kosovo;
• Removal of any other request or obstacle of any nature that hinders the free movement of citizens within and towards the countries of the Western Balkans.”
LEXO EDHE:
Në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetje mortore të viktimave të masakrës së Rezallës
/GazetaBlic/


