Lajme

Zyrtari i LDK-së: Asociacioni duhet të bëhet, e kemi marrë obligim

06/27/2023 22:07
nga:Y I

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Kosova e ka marrë për obligim çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka deklaruar se ky pranim është bërë prej Pakos së Ahtisarit.

“Komplet kritikat e faktorit ndërkombëtar janë te ne sepse nuk jemi konstruktiv. Kosova është shtet dhe ka marrë obligime ndëkombëtare me bë Asociacionin, me pakon e Ahtisarit”, ka thënë Azemi.

Pastaj ai është pyetur nga gazetarja Alisa Braho nëse votuesit e LDK-së e duan Asociacionin.

“Votuesit e LDK-së duan që Kosova të ketë normalitet”, u përgjigj Azemi.

“Zajenicën e ka pranu Kosova me pakon e Ahtisarit dhe nuk munndet me u zhbë sepse zhbëhet pavarësia e Kosovës”, ka deklaruar ai./T7/