Lajme

Zyrtari i lartë i VV-së emërohet anëtar në bordin e BQK-së

11/24/2021 16:30
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar rehatimin e anëtarëve të saj, raporton Gazeta Blic.

I fundit, është ish-kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Bashkim Nurboja, është vendosur në bord të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Me 51 vota të deputetëve të Kuvendit, Nurboja, u bë anëtar i Bordit në BQK.

“Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë, të pavlefshme kanë qenë 5 fletëvotime. Bashkim Nurboja ka fituar 51 vota, Bedri Peci 12 vota, But Dedaj 11 vota, Kosovare Ukshini 2 vota, Mimoza Mustafa 5 vota. Komisioni ka konstatuar se kandidati Bashkim Nurboja ka fituar votat e mjaftueshme”, ka thënë deputeti Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje.

Nurboja ka qenë këshilltar komunal në Komunën e Pejës, ndërsa gjatë Qeverisë Kurti I, ka qenë i ngarkuar si zv.ministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

FOTO/ Bashkim Nurboja