Lajme

Zyrtari i lartë i BE-së: I lumtur që liberalizimi i vizave do të bëhet realitet për Kosovën

12/21/2023 16:08
nga:Sh R

Zyrtari i Lartë i Komisonit Evropian, Gert Jan Koopman, ka thënë se është i lumtur që liberalizimi i vizave do të bëhet realitet për Kosovën nga janari 2024.

Ai ka thënë se kosovarët do të mund të udhëtojnë nëpër gjithë BE-në pa viza për tre muaj.

Koopamn ka shkruar se kjo do të forcojë lidhjet dhe do të lehtësojë shkëmbimet mes njerëzve nga Kosova në BE.