Lajme

Zyrtari i lartë i AKR-së: Shqetësues fakti i mos-koordimit dhe mos-respektimit të kërkesave të SHBA-ve!

09/19/2024 18:36
nga:Y I

Pas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë për shfrytëzimin e litiumit, dje u nënshkrua marrëveshje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtij shteti në fushën e energjisë.

Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedisi, Jose Fernandez, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndërsa, Serbia vazhdon bashkëpunimet e rendësishme me ndërkombëtarët, Kosova është tash e një vit vazhdon të jetë nën sasnkione ndërkombëtare.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur për “Gazeta Blic” Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosovare e Re (AKR), Vesel Makolli.

Makolli pati kritika ndaj Qeverisë Kurti duke thënë se veprimet e pa-koordinuara me miqtë ndërkombëtarë kanë bërë që Kosova ta ketë rejtingun më të ulët në rrafshin ndërkombetar.

Ai tha se është shqetësuese fakti i mos-koordinimit dhe mos respektimit të kerkesave dhe keshillave të  SHBA-ve.

“Veprimet e pamatura mirë dhe të pa koordinuara me miqtë tanë ndërkombetar kanë ndikuar që Kosova ta ketë rejtingun më të ulët në rrafshin ndërkombetar prej shtet-formimit të saj.Është shqetesuese fakti i mos-koordinimit dhe mos respektimit të kerkesave dhe keshillave të nunit të pavaresise sonë, SHBA-ve” tha Makolli për “Gazeta Blic”.

Makolli rënditi disa nga marrëveshjet e rëndësishme të nënshkruara së fundmi nga Serbia duke potencuar se kjo është ‘ogur i keq për shtetin tonë’

“Nënshkrimi i marreveshjes strategiike për bashkëpunim në sferën e energjetike në mes te SHBA-ve dhe Serbisë, blerja e aeroplaneve ushtarak më modern që bëri Serbia nga Franca po ashtu lidhja e marreveshjes mes Serbise dhe Gjermanisë për shfrytëzimin e xehes së litiumit në territorin e saj janë ogur i keq për të ardhmen e shtetit tonë.Nëse kësaj i shtohen edhe sanksionet e BE-së që ne po i vuajmë që një vit dhe mundësia e largimit nga procesi i Berlinit – CEFTA, ateherë lirisht mund ti themi qeverisë tonë, gjegjësisht Kryeministrit tone, “Quo vadis domine”” deklaroi Makolli në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”

Vesel Makolli, AKR!

Gjatë ditës së sotme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një drekë pune në Bruksel, me ftesë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti e ka uruar von der Leyen për rizgjedhjen si presidente e Komisionit Evropian, dhe ka theksuar gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve me BE-në.

Kurti gjithashtu gjatë këtij takimi ka bërë thirrje për trajtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat i quajti të padrejta.

/Gazeta Blic/

SHBA dhe Serbia me marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë

Kurti në Bruksel kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe statusin e vendit kandidat në BE