Klubi Futbollistik “Feronikeli” është futur në procedurë disiplinore për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes ndaj Arbërisë.
Feronikeli e humbi atë ndeshje me rezultat 0 me 1 dhe pas ndeshjes zyrtari i këtij klubi, Adem Bucolli, pas mbylljes së takimit pengoi intervistimin e kryetrajnerit Klodian Duro, përcjell GazetaBlic.
Megjithatë, ky veprim i Bucollit është në kundërshtim me rregulloren e FFK-së, teksa Komisioni i Garave ka ngritur inicim të procedurës ndaj ‘industrialistëve’.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga KG thuhet se një person i paautorizuar ka ndërprerë intervistën e kryetrajnerit Duro dhe të njejtin e ka ofenduar.
VENDIM:
–ndaj FC Feronikeli; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, gjatë prononcimit për media të kryetrajnerit të FC Feronikeli, Klodian Duro, i ndërhyn një person i paautorizuar në transmetim të drejtpërdrejt dhe e ofendon të njëjtin.


