Sporti

Zyrtari i Bayern tregon të ardhmen e Lewandowskit

05/14/2021 11:39
nga:E K

Kontrata e sulmuesit polak, Roberto Lewandowski te Bayern Munich skadon në vitin 2023.

Duke mos pasur ende një vazhdim së kontratës të sulmuesit polak, mediat gjermane kishin hedhur dyshime rreth të ardhmes së tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë zërat për një largim të mundshëm të Leëandoëskit nga ‘bavarezët’ i ka mohuar kryetari i bordit ekzekutiv të Bayernit, Karl-Heinze Rummenigge.

“Nuk kam dyshim se ai do të qëndrojë. Kush shet një lojtar që shënon 60 gola në vit? Për më tepër, agjenti i tij nuk ka kërkuar nga ne që ai të largohet”, tha Rummenigge.

Sulmuesi polak këtë edicion në Bundersliga ka shënuar 39 gola dhe është afër të thyej rekordin e Gerd Muller i cili kishte shënuar 40 gola brenda një edicioni në ligën elitare gjermane.

/GazetaBlic Sport/