Lajme

Zyrtari i AAK’së me komente raciste kundër Bashës, pohon se nuk është shqiptar

12/23/2023 22:45
nga:Sh R

Një foto e rrejshme që është shpërndar në internet është përdorur nga zyrtari për media i AAK’së, Lulzim Blaka për ta ofenduar deputetin Dimal Basha.

Në këtë foto të manipuluar është vendosur koka e Dimal Bashës me qytetarë të komunitetit jo shumicë. Është verifikuar se Basha nuk është pjesë e asaj fotografie.

Megjithatë, përpos postimit të fotos së manipuluar zyrtari për media i AAK’së ka përdorur edhe komente raciste kundër deputetit të Vetëvendosjës. Edhe në postim, por edhe në një koment e ka quajtur ‘i komunitetit’ deputetin e VV’së.

“E kush e ka bo Ushtrinë o Dimal??? Merru me të drejta të komunitetit tënd. Ka kush merret me ushtri.”, ka shkruar Blaka.