Shtetet e Bashkuara po kryejnë sulme brenda Venezuelës, tha një zyrtar amerikan për Reuters herët të shtunën.
Zyrtari, i cili foli me kusht anonimiteti, nuk dha detaje shtesë.
Po ashtu, CBS News ka raportuar se disa zyrtarë amerikanë i kanë thënë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar sulme ndaj Venezuelës, përfshirë kryeqytetin e saj, Karakas, dhe bazat ushtarake.
Karakas sot u zgjua nga zhurma e shpërthimeve të fuqishme dhe helikopterë që fluturonin shumë poshtë.
Qeveria e Venezuelës ka akuzuar SHBA-në për “agresion ushtarak” dhe ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Ndërkaq, qytetarëve iu bë thirrje që të mobilizohen kundër këtij “agresioni imperialist”.


