Këtë të martë, zyrtarët policorë të policisë kufitare kanë ndërmarrë veprime përmes rrugëve operative për identifikimin e një personi të cilit i kishte rënë një shumë parashë në pikë kalimin kufitar në Bërnjak.
Pas veprimeve të ndërmarra është identifikuar personi mashkull/serb ku në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është intervistuar dhe pas kryerjes së procedurave të parapara i janë kthyer paratë e humbura në vlerë prej 200 euro dhe 1 mijë e 510 dinarë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të kryej detyrat e saj në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe përgjegjësisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.


