Lajme

Zyrtarët palestinezë pretendojnë se një 16-vjeçari u vra në një bastisje në Bregun Perëndimor

03/04/2024 12:28
nga:N K

Zyrtarët palestinezë kanë akuzuar forcat izraelite për vrasjen e një 16-vjeçari në një bastisje në Bregun Perëndimor.

Sipas agjencisë palestineze të shëndetësisë, 16-vjeçari, Mustafa Abu Shalbak u qëllua dhe u vra në bastisjen e cila ndodhi herët në mëngjes, shkruan Sky News.

Raportohet se ka pasur një rritje të dhunës në të gjithë Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas, me forcat izraelite që kryejnë bastisje të rregullta në zonat palestineze./Klankosova/