Lajme

Zyrtarët e PDK-së mblidhen pas Konventës: Na mungojnë shokët, por ata s’presin që ne të ligemi!

07/03/2021 21:20
nga:M K

Zyrtarët e lartë të PDK-së janë mbledhur në një ndejë më relaksuese pas mbajtjes së Konventës dhe zgjedhjes së Memli Krasniqit kryetar të partisë.

Fotografi nga ky takim ka publikuar Ramiz Lladrovci, teksa ka shkruar se mbledhja në fjalë ishte pa protokoll.

Lladrovci ka thënë se shokët(liderët në Hagë) u mungojnë të gjithëve në PDK-së, mirëpo që ata siç është shprehur ai nuk presin që “PDK të liget”.

Energjia e PDK-së, është e njohur për secilin që merret seriozisht me vlerat, kontributin dhe synimet e partive politike në vend, për kontributin e personaliteteve të saj gjatë shekullit të shkuar për çlirim dhe këto 22 vjet për shtetin dhe kombin.

“Energjia e PDK-së, është e njohur për secilin që merret seriozisht me vlerat, kontributin dhe synimet e partive politike në vend, për kontributin e personaliteteve të saj gjatë shekullit të shkuar për çlirim dhe këto 22 vjet për shtetin dhe kombin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Pas Konventës së jashtëzakonshme, zgjedhjes së kryetarit të ri, Memli Krasniqit, së bashku vazhduam pa protokoll, rekapitullimin e kësaj dite, për konventat e mëhershme dhe kujtimet që nga themelimi i PDK-së. Ditë sa e rëndë aq e domosdoshme për ecjen përpara. Shokët na mungojnë por ata nuk presin nga ne të ligemi.

Energjia e PDK-së, është e njohur për secilin që merret seriozisht me vlerat, kontributin dhe synimet e partive politike në vend, për kontributin e personaliteteve të saj gjatë shekullit të shkuar për çlirim dhe këto 22 vjet për shtetin dhe kombin.

Na pret punë e madhe dhe rikthimi i fuqishëm në zgjedhjet lokale edhe në komunat tjera të Kosovës, duke i konfirmuar kauzat e lidhura ngushtë me interesin qytetar dhe Republikës së Kosovës, me zërin tonë të qartë, të sinqertë dhe të drejtë. Këtë mund ta arrijmë vetëm të bashkuar, ashtu sikur ishim sot në Konventë.

Suksese Memli. Faleminderit prof. Enver. Na priftë e mbara!.