Sporti

Zyrtare: Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë në Euro 2020

05/15/2021 16:09
nga:Mergim Rreci

Trajneri suedez, Janne Andersson konfirmon se Zlatan Ibrahimovic nuk do të marrë pjesë në Euro 2020 pasi sulmuesi i Milanit pësoi një dëmtim në gju.

“Unë fola me Zlatan Ibrahimovic sot, i cili fatkeqësisht më tha dëmtimi i tij do të parandalojë pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Evropian këtë verë,” tha trajneri suedez Andersson, përcjell GazetaBlic.

“Sigurisht që është e trishtueshme, veçanërisht për Zlatan, por edhe për ne. Shpresoj që ai të kthehet përsëri në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. ”

Ndeshja e hapjes së Suedisë në Euro 2020 është kundër Spanjës në 14 qershor.

/GazetaBlic/