Skuadra e Llapit ka njoftuar që Mentor Zhdrella ka arritur marrëveshje me klubin që të vazhdojë karrierën tek “Legjendat”.
Fillimisht ishte kumtuar që Zhdrella do të largohet, por pas bisedimeve të radhës, u vendos që Zhdrella të vazhdojë me klubin e Llapit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi:
?: ??????? ?? ????, ??????? ?? ????? ??? ???? ?
KOMUNIKATË ZYRTARE!
Kapiteni Mentor Zhdrella vazhdon bashkëpunimin me Llapin edhe për një edicion tjetër ?
Jo më kot thonë se futbolli krijon familje. E sot kemi kënaqësinë t’ua kumtojmë lajmin se kapiteni Mentor Zhdrella është përsëri pjesë e familjes bardhekaltër.
Pas 4 vitesh bashkëpunimi (2017-2021), kapiteni me 100 paraqitje, 20 gola e 30 asistime, do të jap kontribut për ekipin e vendlindjes edhe në vitin e 5-të me radhë.
Pas konsulltave me Presidentin, Beqir Batatina, kapiteni Zhdrella i rikuperuar plotësisht nga lëndimet do vazhdoj t’i prij skuadrës drejt sukseseve.


