Sporti

Zyrtare: Ylli i Juventusit, Yildiz, ndëshkohet me dy ndeshje pezullim

04/29/2025 17:29
nga:Lorik J

Ylli i Juventusit, Kenan Yildiz, është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 10,000 eurosh nga Komiteti Disiplinor i Serie A, pasi mori një karton të kuq direkt kundër Monzës të dielën.

Talenti i Juventusit, Yildiz, do të humbasë ndeshjet e ardhshme kundër Bolognas dhe Lazios.

Sulmuesi turk u përjashtua në fund të pjesës së parë të ndeshjes kundër Monzës pasi goditi me bërryl në fytyrë lojtarin kundërshtar, Alessandro Bianco.

/GazetaBlic Sport