Sporti

Zyrtare: Yll Hoxha largohet nga SC Gjilani

08/02/2023 13:30
nga:L J

Mbrojtësi i njohur kosovar, Yll Hoxha ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Gjilanit.

Hoxha ka njoftuar para pak çasteve se nuk do jetë më pjesë e klubit të Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha se për të ardhmen time dhe sfidat e radhës do të na njoftoj shumë shpejtë.

Ja postimi i tij:

“Shokë dhe sportdashës, me anë të këtij postimi dua t’iu lajmroj se aventurës time si futbollist i SC Gjilanit i ka ardhur fundi.
Ishin dy vite me shumë mund dhe sakrifica të njëpasnjëshme ku arritëm nje herë finalen e Kupës së Kosovës dhe luajtëm per dy vite në garat evropiane me fanellën gjilanase.
Afër 80 ndeshje me këtë fanellë, mijëra minuta në fushë nëpër ndeshje zyrtare e trefish aq kohë e kaluar në stërvitje më bëjnë krenar dhe të lumtur që dhash çdo gjë që pata mundësi për skuadrën.
Faleminderit të gjithë atyre që na qëndruan afër mes vështirësive të mëdha që kaluam e poashtu faleminderit edhe Skifterave që ishin çdo herë krahë nesh
Për të ardhmen time dhe sfidat e rradhës do iu njoftoj shumë shpejtë”, shkruan Hoxha.

/GazetaBlic Sport/