Lamine Yamal ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me Barcelonën që zgjat deri në vitin 2031.
Kontrata e mëparshme e 17-vjeçarit duhej të skadonte në verën e vitit 2026 dhe përmbante një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.
Kushtet e tij të reja, e bëjnë atë një nga lojtarët më të paguar të klubit.
Yamal është vendosur si një nga yjet më të mirë të rinj në botë që kur rinovoi për herë të fundit kontratën e tij me Barcelonën në vitin 2023, duke luajtur një rol kyç në fitoren e trefishtë të Barcës në sezonin 2024-25 dhe në triumfin e Spanjës në Kampionatin Evropian 2024.
/GazetaBlic Sport


