Sporti

Zyrtare: Xhuliano Skuka transferohet tek Metzi

01/23/2023 21:10
nga:Lorik J

Xhuljano Skuka është lojtari më i ri i Metz-it.

Sulmuesi shqiptar ka lënë Partizanin për të vazhduar karrierën e tij në Francë.

24-vjeçari është gati për përvojën e tij të parë jashtë Shqipërisë dhe Metz-i është vendi i duhur për ta nisur. Skuka e njeh mirë qytetin, teksa ka jetuar atje për një periudhë kohe, duke e pasur kështu më të lehtë ambientimin.

Metz-i luan në Ligën e Dytë franceze, ku renditet në vendin e tretë dhe ka objektiv ngjitjen në elitë. Sigurisht që për të mbërritur në këtë pikë kanë nevojë për golat e Skukës. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo aventurë e re për goleadorin e “Abissnet Superiore”-s.