Lojtari shqiptar, Xhuliano Skuka ka ndryshuar skuadër.
Skuka ka kaluar në formë huazimi te skuadra e Maribor për një vit nga Metz-i, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas nënshkrimit të kontratës ai u shpreh i lumtur me klubin e ri.
“Kam marrë informacion të mjaftueshëm për klubin, historia e NK Maribor flet vetë se sa klub i madh është, jo vetëm në Slloveni, por edhe në Europë.
Nëse ndihem mirë këtu dhe bëj mirë, nuk shoh arsye pse të mos e zgjasim bashkëpunimin. Është gjëja më e vështirë të flas për veten time, por preferoj të luaj në majë të sulmit, megjithëse e gjej veten edhe në rolin e anësorit. Cilësitë e mia të mira janë shpejtësia, loja me kokë dhe sulmi nga thellësia”, tha ai pas firmës me Maribor.
/GazetaBlic Sport/


