Sporti

Zyrtare: Xhevdet Shabani largohet nga Prishtina

01/11/2022 17:21
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Xhevdet Shabani.

Shabani i cili u transferua tek Prishtina në vitin e kaluar, ku edhe zhvilloi 13 paraqitje në total, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ai ka vendosur që të ndajë rrugët me ekipin kampion.

Ja njoftimi i FC Prishtinës:

“???????????? ???????!

FC Prishtina dhe futbollisti Xhevdet Shabani e kanë ndërprerë kontratën e bashkëpunimit.

Prishtina dhe Shabani i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Mesfushori me tipare sulmuese erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit në 13 ndeshje në të gjitha garat.
Prishtina e falënderon Shabanin për kontributin e dhënë në ekip dhe i dëshiron shumë suksese në karrierë”, ka shkruar FC Prishtina.

/GazetaBlic Sport