Trajneri i njohur, Xhengiz Rexhepi ka njoftuar largimin e tij nga klubi mitrovicas, Trepça 89′.
Rexhepi para pak çasteve me një postim në rrjetin social, Facebook ka njoftuar se nuk është më pjesë e ekipit të njohur kosovar.
“I dashur opinion, dua të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e klubit të Trepça ’89.
KF Trepça ’89 i dëshiroj suksese në vazhdim të kampionatit”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Klubi mitrovicas ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 19 pikë në Ligën e Parë, grupi A.
/GazetaBlic Sport