Sporti

Zyrtare: Xabi Alonso rinovon kontratën me Leverkusenin

08/04/2023 16:05
nga:E K

Leverkusen ka arritur marrëveshje me Xabi Alonso për të vazhduar kontratën e trajnerit spanjoll.

“Ne kemi një bazë shumë të mirë dhe kjo është një nga arsyet që më shtyu të rinovoj me Bayer. Sezoni i kaluar ishte pozitiv, por unë dhe klubi duam më shumë”, tha Xabi Alonso, i cili kishte kontratë deri në vitin 2024 dhe tani është i lidhur me klubin deri në vitin 2026, transmeton GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic Sport/