Sporti

Zyrtare: West Ham bie nga Premierliga pas 14 vitesh!

05/24/2026 19:08
nga:L J

West Ham United ka rënë nga Premier League pas një qëndrimi 14-vjeçar në elitën e futbollit anglez.

Klubi londinez nuk arriti të sigurojë mbijetesën në javën e fundit të sezonit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë në Premier League

Rënia nga liga i jep fund një periudhe 14-vjeçare të “Hammers”, gjatë së cilës klubi kishte arritur të konsolidohej si një skuadër stabile në futbollin anglez.

Në këtë periudhë, West Ham mori pjesë edhe në garat evropiane dhe arriti sukses historik me triumfin në Europa Conference League në vitin 2023.

Tottenham shpëtoi në xhiron e fundit, teksa West Ham bashkë me Burnley e Wolves bien nga elita e futbollit anglez.

/GazetaBlic Sport