Lojtari i Prishtinës, Mërgim Pefqeli ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook se nuk do të jetë pjesë e klubit nga kryeqyteti në sezonin e ri.
Ai në postimin e tij ka falenderuar bashkëpuntorët te klubi i Prishtinës si dhe tifozët “Plisat” për përkrahjen e vazhdueshme, shkruan GazetaBlic Sport.
“Përmes këtij postimi, dua të ju njoftoj që nuk jam më pjesë e klubit futbollistik “PRISHTINA” duke mos arritur akord për të vazhduar marrveshjen e bashkëpunimit. Dua që ti falenderoj të gjithë kontributdhënësit e klubit, stafin tekink dhe bashkëlojtarët e mi, me të cilët ia arritëm qëllimit ta sjellim titullin e kampionit pas shumë viteve. Poashtu dua ti falenderoj tifo-grupin “PLISAT” për mbështetjen e padiskutueshme. Së fundi, i dëshiroj klubit suksese në garat europiane dhe të na përfaqësojnë denjësisht”, ka shkruar ai në Facebook.
Ja postimi i tij:

/GazetaBlic Sport/


