Ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Jan Vertonghen, është transferuar te skuadra e Anderlechit në Belgjikë.
Lajmi tashmë është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Lojtari nënshkroi kontratë dyvjeçare me skuadrën nga vendlindja, duke e siguruar qëndrimin atje deri në vitin 2024.
Ende nuk dihet për shumën e këtij transferimi të mbrojtësit.


