Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, lëndohet sërish.
Verratti u dëmtua të dielën në “derbin” e Francës me Olympique Marseille dhe do të mungojë të paktën 4 javë sipas asaj që raportohet nga PSG, përcjell GazetaBlic Sport.
Verratti, i cili ishte zëvendësuar në fund të pjesës së parë, do të humbasë dy ndeshjet vendimtare të kombëtares së Roberto Mancinit kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut.
Me PSG-në ai duhet të mungojë në ndeshjen e kthimit me Manchester Cityn, në Champions League më 24 nëntor.
Diagnoza e mjekëve të PSG-së flet për lëndim të muskujve në këmbën e majtë.
/GazetaBlic Sport


