Sporti

Zyrtare: Veldin Hoxha, futbollisti më i ri i kombëtares së Kosovës

06/12/2025 16:19
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka njoftuar se futbollisti i tyre më i ri është Veldin Hoxha.

Hoxha ka pranuar të jetë pjesë e Kosovës dhe do t’i bashkohet “Dardanëve” në ndeshjet e ardhshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i FFK-së:

“Veldin Hoxha futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës! 🇽🇰
Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës!
Veldini do të jetë pjesë e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme.
Mirë se vjen Veldin”, shkruhet në njoftim.

Hoxha luan tek Rubin Kazan në Rusi dhe pozita e tij është mesfushor defansiv.

/GazetaBlic Sport