Sporti

Zyrtare: Varane pensionohet nga futbolli në moshën 31 vjeçare

09/25/2024 10:14
nga:Lorik J

Raphael Varane ka konfirmuar se është tërhequr nga futbolli në moshën 31-vjeçare pasi pësoi një lëndim në debutimin e tij në FC Como.

Varane ka shijuar një karrierë të shkëlqyer, pasi ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Ai luajti më pas tek Manchester United përpara se të bashkohej me FC Como si lojtar i lirë këtë verë.

Në një prononcim në Instagram, ai ndër të tjerash shkroi: “Thonë se çdo gjëje të mirë i vie fundi”.

/GazetaBlic Sport