Virgil van Dijk thotë se ai ka vendosur të mos luajë për Holandën në Kampionatin Evropian.
Mbrojtësi holandez nuk ka luajtur që nga dëmtimi i ligamenteve të tij nga portieri i Everton, Jordan Pickford në një barazim 2-2 më 17 tetor të vitit të kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Van Dijk iu nënshtrua një operacioni në Londër më vonë atë muaj përpara se të udhëtonte për në Dubai për t’iu nënshtruar një pjese të rehabilitimit në kompleksin Sportiv Nad al Sheba.
“Siç thoni ju, shtatë muaj më parë u lënfova dhe ka qenë një rrugë shumë, shumë e gjatë. Unë duhej ta bëja çdo gjë hap pas hapi. Gjërat kanë shkuar mirë, unë nuk kam pasur asnjë pengesë të vërtetë, thjesht kam përparuar bukur”, tha fillimisht ai për faqen zyrtare të Liverpoolit.
“Ndihem mirë fizikisht, është vendimi i duhur që kam vendosur të mos shkoj në Euro dhe të shkoj në fazën time të fundit të rehabilitimit.
“Padyshim që unë jam shumë i zhgënjyer që nuk do të luajë në Evropian, pasi nuk do ta udhëheqë vendin tim atje, por gjërat kanë qenë ashtu si kanë dhe unë duhet ta pranoj këtë – ne të gjithë duhet ta pranojmë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


