Sporti

Zyrtare: Valon Ahmedi transferohet në Kirgistan

02/03/2026 16:51
nga:Lorik J

Valon Ahmedi është futbollisti më i ri i Bishkek City. Pasi mbylli aventurën e tij me bjellorusët e Neman Grodno, fantazisti 31-vjeçar vendosi që të niste një rrugëtim të ri me ekipin nga Kirgistani.

Me këta të fundit, Ahmedi ka firmosur një kontratë 6-mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit.

Vlen të theksohet, se interes për 31-vjeçarin shfaqën edhe Tirana, Partizani dhe Vllaznia.

Kujtojmë se Ahmedi është një ish i Kombëtares shqiptare. Futbollisti tetovar ka luajtur 2 ndeshje me kuqezinjtë, teksa debutimin e ka bërë në shkurt të vitit 2017.