Sporti

Zyrtare: Valencia shkarkon trajnerin pak para ndeshjes me Real Madridin

12/23/2024 16:05
nga:Lorik J

Valencia ka shkarkuar trajnerin Ruben Baraja pas rezultateve të tmerrshme këtë sezon, njoftoi zyrtarisht klubi.

Kjo ndodh pak para ndeshjes në shtëpi kundër Real Madridit. Ndeshja e shtyrë nga xhiroja e 12-të e La Ligës do të luhet në Mestalla më 3 janar 2025.

Baraja mbërriti në Valencia në shkurt të vitit 2023 dhe ndihmoi në stabilizimin e ekipit, i cili madje hyri në luftë për turnetë evropiane.

Megjithatë, gjatë sezonit aktual, “lakuriqet” janë në një krizë shumë të rëndë, duke zënë vendin e 19-të në Spanjë me vetëm 12 pikë nga 18 ndeshje.

/GazetaBlic Sport