Sporti

Zyrtare: Valdet Rama pensionohet nga futbolli

06/05/2023 12:16
nga:Lorik J

Pas një karriere të gjatë dhe të mbushur me suksese e gola të shumtë, Valdet Rama ka vendosur të tërhiqet nga futbolli! Ish-sulmuesi i Kombëtares e ka pranuar vetë diçka të tillë duke u shprehur se si futbollist ka realizuar ëndrrat që kishte dhe tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë.

Në një intervistë të dhënë për “Koha”, Rama u shpreh se nuk do të vazhdojë më me futbollin e luajtur dhe do ta mbyllë tani, në moshën 35-vjeccare. Në karrierën e tij, Rama luajti në La Liga me Valadolidin, në Shqipëri me Kukësin, në Bundesligë me Hanoverin e në Kinë e Suedi, teksa ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare duke shënuar edhe gola.

“Do ta përfundoj karrierën si profesionist. Jam shumë i lumtur që e kam realizuar ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist. Normalisht lartësia nuk ka fund, por kjo ishte rruga ime dhe jam i lumtur.

Në Gjermani kam shkuar në vitin 1996 së bashku me familjen. I kisha tetë vjet dhe nuk e kemi njohur sistemin e Gjermanisë. Na është dashur kohë që të përshtatemi. Në një vend të madh si Gjermania më besoni që nuk është lehtë të arrihet. Konkurrenca është shumë e madh. Dhe unë kam luajtur 17 vjet si profesionist dhe jam i lumtur. Gjithnjë e kam pasur ëndërr të bëhem lojtar profesionist dhe kam sakrifikuar për këtë. Pa sakrificë dhe besim është e pamundur të arrihet.

Isha shqiptari i parë në La Liga dhe luajta kur kampionati spanjoll ishte në nivelin më të lartë. Ishin lojtarë si Messi, Ronaldo, Iniesta”, u shpreh Valdet Rama.