Sporti

ZYRTARE: Uruguai ndërpret bashkëpunimin 15 vjeçar me trajnerin, Tabarez

11/19/2021 21:51
nga:E K

Kombëtarja e Uruguait ka ndërprerë bashkëpunimin me përzgjedhësin, Tabarez.

Uruguai dhe Tabarez i kanë dhënë sot fund bashkëpunimit 15 vjeçar, pasi ky i fundit u shkarkua nga detyra, përcjell GazetaBlic Sport.

Federata uruguaiane ka njoftuar se trajneri 74-vjeçar largohet pas 15 vitesh në krye të kombëtares.

“Komiteti Ekzekutiv i AUF-së informon se ka ndërprerë kontratën e Oscar ëashington Tabarez dhe anëtarëve të tjerë të ekipit kombëtar”, shkruan federata në një deklaratë.

“Ne shprehim prerazi se ky vendim nuk nënkupton mosnjohjen e kontributit të rëndësishëm të Tabarez në futbollin uruguaian.

“Ne përshëndesim dhe vlerësojmë rezultatet e rëndësishme të arritura në këto 15 vite, të cilat e kanë vendosur edhe një herë Uruguain në krye të futbollit botëror.

“Shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë këtij procesi të gjatë pune dhe lidhjen e pamatshme që lë kjo fazë e frytshme në historinë e kombëtares.

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mori këtë vendim të vështirë në rrethanat aktuale, me kompromisin e së ardhmes së afërt dhe rezultatet që ne të gjithë presim”, është thënë ndër të tjerash në këtë deklaratë.

Tabarez ishte poashtu trajner i skuadrave italiane, Milan dhe Cagliari para se të merrte drejtimin e Kombëtares së Uruguait.

/GazetaBlic Sport/