Sporti

ZYRTARE: UEFA me një ndryshim të madh para Kampionatit Evropian “EURO 2020”

05/04/2021 16:33
nga:L J

UEFA ka zyrtarizuar një ndryshim të madh para “EURO 2020”.

Kombëtaret do të kenë mundësinë që të thërrasin më shumë lojtarë që të përfaqësojnë vendin e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Numri është rritur nga 23 për skuadër në 26 lojtarë që do të thirren nga çdo ekip kombëtar.

“Skuadrat e “Euro 2020″ do të lejohen të grumbullojnë deri në 26 lojtarë. Lista e skuadrave do të dorëzohet më 1 qershor, por ekipet do të jenë në gjendje të bëjnë zëvendësime të pakufizuara në rast të dëmtimit të rëndë të lojtarëve ose në rast të ndonjë sëmundje deri para fillimit të kampionatit”, shkruhet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

/GazetaBlic Sport/