Sporti

Zyrtare: Tsitsipas dhe Kyrgios dënohen për sjelljet jo sportive në Wimbledon

07/04/2022 08:23
nga:L J

Greku Stefanos Tsitsipas dhe australiani Nick Kyrgios u gjobitën për sjellje të keqe pas ndeshjes që ata luajtën në raundin e tretë të Wimbledon të shtunën, të cilën Kyrgios e fitoi.

Tsitsipas u gjobit me 10,000 dollarë për hedhjen e një topi tek tifozët, ndërsa Kyrgios u gjobit me 4,000 dollarë për shkak të ofendimit ndaj gjyqtarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Kyrgios do të luajë sot ndaj Nakashimas në kuadër të Wimbledonit.

Më poshtë mund të shikoni videon e polemikave në meçin Tsitsipas-Kyrgios.