Sporti

Zyrtare: Trajneri i Elches, më i miri i muajit në La Liga

09/29/2025 18:25
nga:Lorik J

Trajneri i Elche-s, Eder Sarabia, është zgjedhur si trajneri më i mirë i muajit në ligën spanjolle, sipas faqes zyrtare të La Liga-s.

Në shtator, nën drejtimin e trajnerit 44-vjeçar, Elche regjistroi dy fitore dhe dy barazime. “Franjiverdes” mposhtën Real Oviedon (1–0) dhe Celtën (2–1) dhe barazuan me Sevillan (2–2) dhe Osasunën (1–1).

Çmimi kishte edhe tjerë pretendentë, përfshirë trajnerin e Real Madridit, Xabi Alonson, dhe Hansi Flick të Barcelonës.

Aktualisht, Elche renditet në vendin e katërt në renditjen e La Liga-s, duke grumbulluar 13 pikë nga shtatë ndeshje.

/GazetaBlic Sport