Sporti

ZYRTARE: Tottenham shkarkon Nuno Espirito Santon

11/01/2021 11:07
nga:E K

Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga Tottenham pas vetëm katër muajsh në detyrë.

Humbja dëshpëruese e Tottenhamit ndaj Manchester United të shtunën rezultoi një goditje fatale për shpresat e Nunos për të qëndruar në krye, përcjell GazetaBlic Sport.

Menaxheri sportiv i Spurs tha se e di se Nuno donte të kishte sukses te Tottenham dhe ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në klub.

“Nuno është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Dëshirojmë ta falënderojmë atë dhe stafin e tij stërvitor dhe t’i urojmë mirë për të ardhmen.’

Raportohet se Spurs po mendojnë të zëvendësojnë Nunon me Antonio Conten. Bisedimet me italianin kanë avancuar, Conte po kërkon për një plan të avancuar për transferime dhe kontartë afatgjate me Spurs.

/GazetaBlic Sport/