Sporti

Zyrtare/ Tirana prezanton Fagun, 36-vjeçari debuton sot në Durrës

02/20/2024 12:03
nga:Mergim Rreci

Tirana ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit Erbim Fagu. Tekniku 36-vjeçar ka firmosur mëngjesin e së martës.

Ish-mbrojtësi rikthehet si pjesë e bardhebluve pas eksperiencës që pati në Holandë. Fagu ishte zëvendëstrajner i Tiranës në sezonin 2021-2022 kur bardheblutë arritën të fitonin titullin kampion.

Njoftimi i Tiranës:
_MIRËSEVJEN ERBIM FAGU!
Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Erbim Fagu.

Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e teknikut Erbim Fagu në statusin e trajnerit të ekipit të parë.

Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe trajner i moshave si brenda edhe jashtë vendit, Fagu rikthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë kryesore e pankinës së Tiranës.

Fagu është tekniku i cili ka dhën kontribut të madh gjatë gjithë rrugëtimit në sezonin 2021-2022 pranë bardhebluve, duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt tiullit kampion.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje trajnerit Erbim Fagu! Në zemër gjithmonë bardh e blu_”, thuhet në postimin e klubit bardheblu.

Lojtës Videosh

00:00
00:12

Kjo është aventura e parë si trajner për Erbim Fagun në Superiore dhe do të debutojë sot pasdite në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës në “Niko Dovana”.