Sporti

ZYRTARE: Thomas Delaney kalon te Sevilla

08/26/2021 08:28
nga:E K

Delaney është transferimi më i ri i Sevillas.

Sevilla ka gjetur marrëveshjen me Dortmund për transferimin e plotë të Delaney, përcjell GazetaBlic Sport.

Transferimin e tij klubi spanjoll e ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

Shuma që Sevilla ka paguar për të siguruar shërbimet e tij është 6 milionë euro.

Danezi në sezonin e kaluar u paraqit 34 herë për Dortmundin duke realizuar një gol dhe asistuar pesë të tjerë.

/GazetaBlic Sport/