Lajme

Zyrtare: Thiago Silva nënshkruan kontatë të re me Chelsean

01/03/2022 18:38
nga:E K

Thiago Silva ka vazhduar kontratën me Chelsean.

Mbrojtësi 37 vjeçar është kthyer në shtyllën e mbrojtjes së skuadrës së Tuchel dhe Chelsea e ka shpërblyer me kontratë të re, shkruan GazetaBlic Sport.

Braziliani ka nënshkruar kontratë me Chelsean të vlefshme deri në përfundim të sezonit 2022/23.

Lajmin e ka komunikuar skuadra angleze përmes rrjetit social zyrtar Twitter.

/GazetaBlic Sport.