Milani njofton se mbrojtësi i tyre Theo Hernandez ka rezultuar pozitiv me COVID.
“AC Milan njofton se Theo Hernández, i cili është kthyer nga ekipi kombëtar, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Autoritetet përkatëse shëndetësore lokale janë informuar”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Theo shënoi një gol dhe regjistroi tre asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat me Rossonerët deri më tani këtë sezon.
Kontrata e tij në San Siro skadon në qershor 2024, por sipas raporteve të shumta në Itali, kuqezinjtë janë të gatshëm të zgjasin qëndrimin e tij në klub duke i dhënë atij një rritje page.
/GazetaBlic Sport


