Sporti

Zyrtare: Tenisti, Andy Murray do të pensionohet pas Lojërave Olimpike

07/23/2024 16:34
nga:L J

Andy Murray ka konfirmuar se do të pensionohet nga tenisi pas garës në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë.

Tenisti 37-vjeçar ka në plan të luajë në turnetë teke dhe dyshe në kryeqytetin francez, që do të jetë paraqitja e tij e pestë olimpike, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kam mbërritur në Paris për turneun tim të fundit të tenisit në jetë,” shkroi Murray në X.

“Gara për ekipin e Anglisë ishte padyshim nga momentet më të paharrueshme të karrierës sime dhe jam jashtëzakonisht krenar që mund ta bëj për herë të fundit!” ai shtoi.