Sporti

Zyrtare: Tammy Abraham transferohet tek Roma

08/17/2021 12:11
nga:Lorik J

Tammy Abraham ka përfunduar transferimin e tij prej 40 milionë eurosh në Romë pasi ka nënshkruar kontratën me klubin italian.

Abraham mbërriti në kryeqytetin italian të dielën për të përfunduar testet mjekësore të tij në klub, ku ai tani luan nën drejtimin e ish trajnerit të Chelsea, Jose Mourinho, përcjell GazetaBlic Sport.

Mourinho pritet të vendosë Abrahamin si sulmuesin e tij kryesor për sezonin e ardhshëm, pasi ka lejuar Edin Dzeko të largohet për t’u bashkuar me Interin javën e kaluar.

Abrahami ishte në akademinë e të rinjve të Chelsea gjatë periudhës së dytë të Mourinhos në Stamford Bridge në vitin 2015.

/GazetaBlic Sport