Sporti

Zyrtare: Szczesny pensionohet nga futbolli

08/27/2024 14:53
nga:Lorik J

Portieri i njohur, Wojciech Szczesny ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli profesionist.

Lajmin e ka bërë të ditur 34-vjeçari për fansat me një deklaratë emocionuese në Instagram.

“U largova nga Varshava, vendlindja ime në qershor të 2006-ës për t’iu bashkuar Arsenalit me një ëndërr – për të siguruar jetesën nga futbolli.

“Nuk e dija se do të ishte fillimi i një udhëtimi të jetës.

“Nuk e dija se do të luaja për klubet më të mëdha në botë dhe do ta përfaqësoja vendin tim 84 herë.

“Nuk e dija se jo vetëm që do të fitoja jetesën nga loja, por loja do të bëhej e gjithë jeta ime.

“Unë nuk i realizova vetëm ëndrrat e mia, kam mbërritur atje ku imagjinata ime as që do të guxonte të më çonte.

“Kam luajtur ndeshjen në nivelin më të lartë me lojtarët më të mirë në histori pa u ndjerë ndonjëherë inferior.

“Kam bërë miq për jetën, kam krijuar kujtime të paharrueshme dhe kam takuar njerëz që kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time. Gjithçka që kam dhe gjithçka që jam, ia detyroj lojës së bukur të futbollit…

“Por i dhashë lojës gjithçka që kisha. I dhashë lojës 18 vite të jetës sime, çdo ditë, pa justifikime. Sot, trupi im i ashpër ndihet ende gati për sfida, zemra ime nuk është më aty. Ndjej se tani është koha t’i kushtoj gjithë vëmendjen familjes sime – gruas sime të mrekullueshme Marina dhe dy fëmijëve tanë të bukur Liam dhe Noelia.

“Prandaj kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport