Newcastle United ka zytarizuar transferimin e mbrojtësit holandez Sven Botman.
Newcastle fitoi betejën me Milanin për të siguruar transferimin e mbrojtësit nga Lille, përcjell GazetaBlic Sport.
Botman ka përfunduar testet mjekësore në Tyneside dhe ka rënë dakord për kushtet e një kontrate pesëvjeçare.
“Formalitetet e transferimit pritet të përfundojnë këtë javë, pas së cilës 22-vjeçari do të bëhet zyrtarisht lojtar i Newcastle United”, shkruan klubi anglez në rrjetin social, Twitter.
/GazetaBlic Sport


