Raheem Sterling i ka kërkuar Federatës së Futbollit që të shqyrtojë mundësinë e ribashkimit të tij me skuadrën e Anglisë në Kupën e Botës në Katar, sipas një burimi të afërt me lojtarin.
Federata Angleze ka pranuar kërkesën e tij, kurse lojtari do niset nesër për në Katar, shkruan GazetaBlic Sport.
Sterling do i bashkohet ekipit për ta ndihmuar në çerekfinale ndaj Francës.
Kujtojmë se Sterling u largua nga Katari pasi në shtëpinë e tij kishin hyrë hajdutë të armatosur derisa familja e tij ishte brenda. I shqetësuar për mirëqenien e tyre, ylli anglez u nis menjëherë për në “Mbretërinë e Bashkuar” duke e humbur ndeshjen e parë të fazës eliminatore ndaj Senegalit, ku “Tre Luanët” triumfuan ndaj Senegalit.
/GazetaBlic Sport/