Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht se Stefano Pioli është trajneri i ri i ekipit. Ai zëvendëson Raffaele Palladinon, i cili u largua në fund të sezonit.
Për Piolin, kjo do të jetë periudha e tij e dytë në Firence, pasi ka qenë në krye të La Viola nga viti 2017 deri në vitin 2019 përpara se të merrte drejtimin e Milanit.
59-vjeçari, i cili për herë të fundit drejtoi ekipin saudit Al Nassr, ka një kontratë tre-vjeçare me Fiorentinën, e cila skadon më 30 qershor 2028.
“Jam shumë i kënaqur me mbërritjen e Stefano Piolit. Që nga fjalët e para që shkëmbyem, pashë te trajneri vlera njerëzore dhe një dëshirë për të luftuar për këtë klub dhe këtë qytet që ai e njeh kaq mirë dhe me të cilin është thellësisht i lidhur. Familja ime, unë dhe të gjithë te Fiorentina e mirëpresim rikthimin e Stefanos dhe i urojmë gjithë të mirat në këtë aventurë të re”, tha presidenti i klubit, Rocco Commisso.
/GazetaBlic Sport/


